Thaçi: Është jetik për shtetin e Kosovës rikthimi i serbëve në institucione

by Nexhat

Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, e ka cilësuar si jetike për shtetin e Kosovës, rikthimin e serbëve nëpër institucione.

Sipas Thaçit, vetëm integrimi i serbëve nënkupton sukses për vendin dhe sipas tij, gjithçka tjetër do të ishte dështim i brendshëm dhe me pasoja.

banner

“Është jetik për shtetin e Kosovës rikthimi i serbëve në institucionet lokale, qeveri, parlament, polici, sistemin e drejtësisë, shëndetësi, arsim etj. Vetëm integrimi i tyre nënkupton sukses për Kosovën, gjithçka tjetër do të ishte dështim i brendshëm me pasoja për integrimet euroatlantike”, tha Thaçi në Rubikon, njofton Klankosova.tv.

Thaçi u shpreh se ri-integrimi i serbëve është obligim kushtetues dhe sipas tij, zëvendësimi i integrimit me çdo mekanizëm autonom do të ishte “Republika Sërpska”.

“Zëvendësimi i integrimit me çfarëdo mekanizmi autonom nuk do të jetë as më shumë e as më pak sesa një ‘Republika Sërpska’. Rintegrimi i serbëve është edhe obligim kushtetues, ligjor dhe qytetar”, tha Thaçi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy