BalkanWeb ka siguruar fotot e 26-vjeçares Ermalinda Rama dhe të babait të saj, Anesti Rama, i cili u vra pasditen e së enjtes në fshatin Frashër të Fierit. Ngjarja tronditëse ka sjellë arrestimin e dy grave të familjes, vajzës që kreu krimin dhe bashkëshortes së viktimës, Valbona Rama, e dyshuar për bashkëpunim
BalkanWeb ka siguruar fotot e 26-vjeçares Ermalinda Rama dhe të babait të saj, Anesti Rama, i cili u vra pasditen e së enjtes në fshatin Frashër të Fierit. Ngjarja tronditëse ka sjellë arrestimin e dy grave të familjes, vajzës që kreu krimin dhe bashkëshortes së viktimës, Valbona Rama, e dyshuar për bashkëpunim.

Ermalinda Rama ka mbytur të atin me një tel, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa e ëma e ndihmoi për të fshehur gjurmët dhe më pas ka njoftuar policinë duke u shprehur se 56-vjeçari kishte humbur jetën në rrethana aksidentale.

Hetimet paraprake zbuluan se bëhej fjalë për një vrasje të qëllimshme dhe jo për aksident, siç ishte pretenduar fillimisht nga familjarët. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi familjare