BDI-ja kundër ndërtimit të objekteve të reja në Kalanë e Shkupit:

by Nexhat

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj projektit të paralajmëruar për ndërtimin e objekteve të reja në hapësirën e Kalasë së Shkupit, duke e cilësuar si një kërcënim për autenticitetin historik dhe arkitekturor të saj.

Sipas BDI-së, ndërtimet e planifikuara nuk pasqyrojnë realitetin historik dhe mund të tjetërsojnë vlerat kulturore të këtij monumenti me rëndësi shumëetnike.

banner

BDI-ja i bën thirrje Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve përkatëse që të ndalojnë çdo ndërhyrje që mund të dëmtojë identitetin e Kalasë, dhe kërkon përfshirjen e ekspertëve të trashëgimisë kulturore për zgjidhje profesionale dhe transparente.

BDI-ja thekson se kalaja nuk duhet të bëhet arenë për përfitime politike apo simbolike, por të ruhet dhe restaurohet në përputhje me standardet ndërkombëtare, si pjesë e përbashkët e trashëgimisë historike të qytetarëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy