Mirlind Daku në sekondat e fundit i shënon Zenitit, gjen golin sërish edhe Veldin Hoxha

by Nexhat

Rubin Kazan ka arritur një barazim të jashtëzakonshëm në sekondat e fundit ndaj Zenitit, duke e mbyllur sfidën 2-2 pas një përmbysjeje dramatike.

Zeniti kaloi shpejt në epërsi me dy gola në pjesën e parë, përfshirë një nga penalltia, por skuadra nga Kazani nuk u dorëzua.

banner

Veldin Hoxha ngushtoi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë me një gol të bukur me kokë – goli i tij i dytë në po aq ndeshje këtë sezon.

Në minutat shtesë, ishte Mirlind Daku që vulosi barazimin me një gol vendimtar, duke realizuar për herë të parë këtë edicion.

Sipas SofaScore, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Daku me notën 7.9, i ndjekur nga Hoxha me 7.7.

Dy shqiptarët ishin vendimtarë për pikën e rëndësishme që e çon Rubin Kazanin në kuotën e katër pikëve pas dy ndeshjeve. Në këtë takim startoi edhe Dardan Shabanhaxhaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy