Studiuesit në Universitetin e Queensland, të udhëhequr nga Dr. Thang Vo-Doan dhe asistenti Lachlan Fitzgerald, kanë zhvilluar “buburreca cyborg” të komanduar nga larg, që mund të përdoren në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Të quajtur “ZoBorgs”, këto insekte të llojit darkling janë në gjendje të ngjiten në mure, të shmangin pengesa dhe të transportojnë bateri po aq të rënda sa vetë trupi i tyre. Aftësia e tyre natyrore për t’u kapur dhe për të lëvizur në terrene të vështira i bën idealë për të depërtuar në rrënoja apo hapësira të ngushta – ku robotët tradicionalë shpesh dështojnë.
Çdo insekt mban një mini-ranço në shpinë, që dërgon sinjale drejt antenave ose krahëve, duke lejuar studiuesit t’i drejtojnë ata me një kontrollues loje video.
Ekipi është duke punuar për të shtuar kamera të vogla dhe sisteme më të mira energjie, për t’i kthyer ZoBorgs në zbulues të mençur, që mund të lokalizojnë të mbijetuarit pas shembjeve të ndërtesave apo aksidenteve në miniera – duke e shkurtuar ndjeshëm kohën e kërkimit, nga ditë në vetëm disa orë.
Shkencëtarët shpresojnë që brenda pesë viteve të ardhshme, këto insekte robot të testohen në situata reale fatkeqësish, duke sjellë një revolucion në mjetet e kërkim-shpëtimit dhe mundësinë për të shpëtuar më shumë jetë.