VIDEO/ Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës së bashku me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani

by Nexhat

Tre të akuzuarit për vrasjen brutale të 56-vjeçarit Anesti Rama në Frashër të Patosit janë paraqitur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, ku do të dalin për masën e sigurisë përballë trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja Klodiana Keyeziu dhe prokurorja Lorena Sallillari

Të dyshuarit, Emalinda Rama, 26 vjeçe, Valbona Rama, 53 vjeçe (nëna e saj), dhe Çlirim Dogani, 55 vjeç, banues në Arapaj, po përballen me akuza të rënda për bashkëpunim në vrasjen me qëllim të 56-vjeçarit Anesti Rama, një ngjarje që tronditi opinionin publik për brutalitetin dhe misterin që e shoqëroi

banner

Sipas hetimeve paraprake, krimi është kryer në mënyrë jashtëzakonisht të dhunshme, përmes mbytjes me tel, goditjeve me sende të forta, si dhe dëmtimeve të rënda në zonat intime të viktimës, duke e bërë këtë një nga rastet më tronditëse të viteve të fundit në Fier.

Ngjarja është shoqëruar me dëshmi kontradiktore, çka ka ngritur shumë pikëpyetje mbi motivin dhe rolet individuale të secilit prej të dyshuarve. Autoritetet kanë intensifikuar hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat dhe dinamikën e vrasjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy