Jamie Lee Curtis kundër operacioneve plastike: “Po ndodh një gjenocid ndaj grave”

by engel

Aktorja e njohur hollywoodiane, Jamie Lee Curtis, ka bërë një deklaratë të fortë ndaj industrisë së kirurgjisë plastike, duke e krahasuar ndikimin e saj me një “gjenocid ndaj një brezi të tërë grash.”

Në një intervistë për The Guardian, 66-vjeçarja shfaqet me një palë buzë të mëdha plastike të kuqe, si pjesë e një deklarate simbolike kundër operacioneve estetike. “Kam qenë shumë e zëshme për gjenocidin që industria kozmetike po kryen ndaj grave, të cilat janë çrregulluar nga ndërhyrjet e tepërta. Buzët prej dylli e theksojnë më së miri këtë mesazh,” u shpreh ajo.

banner

E pyetur nëse termi “gjenocid” ishte i përshtatshëm për kontekstin, Curtis mbrojti zgjedhjen e saj: “E kam përdorur këtë fjalë prej kohësh sepse është një fjalë e fortë. Mendoj se kemi fshirë një apo dy breza të pamjes natyrale njerëzore. Koncepti që mund të ndryshosh mënyrën si dukesh me kimikate, operacione apo mbushës – është një çrregullim i brezave të tërë, kryesisht gra.”

Curtis shtoi se inteligjenca artificiale dhe filtrat dixhitalë kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën. “Tani, ‘fytyra me filtër’ është ajo që njerëzit duan. Nuk jam e filtruar tani. Por kur vendos një filtër dhe sheh foton para dhe pas, është e vështirë të mos thuash: ‘Po, duket më mirë.’ Por çfarë është më mirë? Më mirë është e rreme.”

Deklaratat e Curtis vijnë disa muaj pasi ajo u përball me kritika për krahasimin që bëri mes zjarreve në Pacific Palisades dhe luftës në Gaza. “Lagjja ime – e shkatërruar. Shtëpia ime është ende aty, por tani jetoj në një tjetër kanion. Gjithë zona duket si Gaza, apo një vend i goditur nga lufta,” tha ajo në janar. Kjo vjen pas një incidenti në vitin 2023, kur Curtis postoi gabimisht një foto të fëmijëve palestinezë duke ikur nga një sulm, për të shprehur mbështetjen ndaj viktimave izraelite. Më pas ajo e fshiu postimin dhe kërkoi falje për gabimin.

Në lidhje me ndërhyrjet estetike, Curtis ka qenë vazhdimisht kritike ndaj kulturës së operacioneve plastike në Hollywood. Ajo rrëfeu se një koment nga drejtori i fotografisë gjatë xhirimeve të filmit “Perfect” në vitin 1985 e shtyu të ndërhynte në pamjen e saj. “Ai tha: ‘Nuk po e xhiroj sot. Ka qeska nën sy.’ Isha vetëm 25 vjeç. Ishte shumë turpëruese,” kujton ajo. “Sapo mbaroi filmi, bëra ndërhyrjen dhe e kam penduar menjëherë. Që atëherë e kam penduar.”

Curtis ka treguar gjithashtu se operacioni plastik e çoi në varësi ndaj qetësuesit Vicodin. “E gjeta Vicodin dhe aty filloi cikli i varësisë,” i tha ajo The New Yorker në 2019. “Isha shumë e heshtur dhe private, por u bë një varësi e vërtetë.”

Curtis mbetet një nga zërat më të fuqishëm në Hollywood kundër presionit për përsosmërinë estetike dhe efektet e dëmshme që kjo industri ka mbi trupin dhe shëndetin mendor të grave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy