Ende asnjë gjurmë për portugezin e humbur në bregdetin e Sarandës, vijojnë kërkimet

by Nexhat

Ende asnjë shenjë jete për 57-vjeçarin portugez, që humbi lidhjet me miqtë e tij pasditen e së dielës në bregdetin e Sarandës, pasi u fut në ujë për t’u larë.

Një skaf i Policisë Kufitare të Sarandës ka dalë mëngjesin e kësaj të hëne në kërkim të shtetasit portugez Antonio Manuel Antunes Gonçalves, 57 vjeç, i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij prej orës 18:00 të së dielës.

banner

Kërkimet për 57-vjeçarin bëhen edhe nga toka, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë.

Antonio Manuel Antunes Gonçalves, i ndodhur në Sarandë me miq për turizëm, mbasditen e të dielës ishte në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, për drekë.

Në një moment është ngritur dhe është futur me not në det. Që nga ai moment nuk është parë më.

Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë në det dhe në zonën përreth bregut.

Ndërkohë, grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy