Prokuroria Speciale mirëpret dënimin e Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka mirëpritur aktgjykimin dënues të shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq për krime lufte kundër popullatës civile.

“Vendimi i sotëm shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe ofrimit të drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Prokuroria Speciale fton të gjithë qytetarët, institucionet publike dhe viktimat e dhunës seksuale të vazhdojnë të denoncojnë këto raste në Prokurori dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

banner

PSRK rithekson përkushtimin për të hetuar dhe sjellë para drejtësisë, të gjithë autorët e krimeve të luftës dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare

Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të cilët në mungesë akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë majit të vitit 1999 dhe dhunim seksual janë dënuar me nga 15 vjet burg nga Gjykata Themelore, Departamenti Special në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy