Dosja Meta-Kryemadhi, Pirro Xhixho mbërrin në SPAK për t’u njohur zyrtarisht me akuzat

by Nexhat

Pirro Xhixho, babai i deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, do të njihet zyrtarisht me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Burime bëjnë me dije se Pirro Xhixho është thirrur për t’u njohur me provat dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij, në kuadër të hetimeve të zgjeruara

banner

SPAK po heton një rrjet të gjerë lidhjesh financiare dhe pasurore që mendohet se përfshijnë familjarë dhe persona të afërt të ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Njoftimi për Xhixhon vjen në një fazë të avancuar të hetimeve, ku janë sekuestruar dokumente dhe pasuri, si dhe janë analizuar të dhëna bankare dhe kontrata të dyshimta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy