Kurti në Junik për kandidatin e VV për kryetar: U konfirmua mbështetja

by Nexhat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se është konfirmuar mbështetja për Jetmir Tofajn për kryetar të Junikut nga Lëvizja Vetëvendosje.

Krahas Kurtit, në këtë takim ishte edhe deputeti i “Guxo”, Nezir Kraki që vjen nga ai qytet.

banner

Me komunën e Junikut qeverisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Junikasit e dinë mirë çfarë do të thotë t’i qëndrosh tokës, fjalës dhe punës. Tani është koha që edhe qeverisja në Junik t’u ngjajë qytetarëve të vet – të jetë e fjalës dhe e punës. Jetmir Tofaj është kandidati ynë për kryetar të komunës. Sot, në një tubim me strukturat e Lëvizjes në Junik, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit organizativ Alim Rama, deputetëve Nezir Kraki e Salih Zyba, zëvendësministrit të Arsimit Taulant Kelmendi, Kryetarit të Qendrës së Gjakovës Agon Batusha, u konfirmua mbështetja për kandidaturën e Jetmir Tofajt”.

“Në këtë komunë me vlera të mëdha, me histori krenare dhe potencial të jashtëzakonshëm në turizëm, bujqësi dhe kulturë, qytetarët meritojnë një qeverisje të drejtë, të hapur dhe të përkushtuar ndaj përditshmërisë së tyre. Me Jetmir Tofajn dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Juniku do të ecë përpara me hap të sigurt dhe me duar të pastra. Më 12 tetor, bashkohemi për një Junik më të drejtë, më të zhvilluar dhe më afër qytetarit”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Gazeta Express

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy