Ia përmendi sulmin nga burri i saj, Albulena Haxhiu i reagon Blerta Deliut

by Nexhat

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka shkruar për deputeten e PDK-së, Bleta Deliu pasi kjo e fundit kujtoi mesazhin shokuese që 8 vjet më parë e kishe pranuar nga bashkëshorti i Haxhiut, Alban Krasniqi.

Haxhiu nuk është marrë me atë mesazh që gjerësisht u konsiderua kërcënues dhe seksist, por shkroi për atë që thotë “marrëveshjet e dëmshme që u votuan”.

banner

“Paska reaguar Blerta Deliu-Kodra. Nuk do të isha marrë fare me të, po të mos ishte deputetja më konsistente në mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që janë sjellë në Kuvendin e Kosovës.  Ajo që më rëndon më së shumti dhe që nuk më hiqet nga mendja, është kundërshtimi i saj i ashpër ndaj ndryshimeve që synonin njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.

“Vetëm pas një kërkimfaljeje të sinqertë për votimin e marrëveshjeve si ajo për Zajednicën, Gjykatën Speciale, Demarkacionin, amnistimin e kriminelëve serbë dhe refuzimin për të njohur viktimat e dhunës seksuale, mund ta marr seriozisht çdo reagim të saj”, ka thënë Haxhiu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy