Ky ishte mesazhi i rëndë që ia kishte dërguar Blerta Deliut burri i Albulena Haxhiut

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu i ka reaguar Albulena Haxhiut pasi ajo e mbrojti deputeten Fitore Pacollli për siç tha “sulm ndaj saj”.

Deliu ndau mesazhin e Alban Krasniqit, bashkëshortit të Haxhiut i cili me gjuhë seksiste i kishte shkruar Blerta Deliut.

banner

Pikërisht kërcënimi dhe gjuha seksiste e Krasniqit ndaj Deliut kishte ndodhur 8 vjet më parë.

“Znj, Albulena Haxhiu, Sot, rastësisht, Facebook më kujtoi sulmin seksist që më është bërë nga bashkëshorti juaj, pikërisht më 28 korrik, para 8 vitesh. Për fat të keq, kjo ngjarje nuk ka marrë kurrë trajtimin e duhur institucional. Ndërsa kritikat ndaj Fitore Pacollit janë për korrupsionin kronik që e ka kapluar vendin nga pushteti i juaj. Askush nuk po e sulmon Fitoren për shkak te gjinisë së saj, por për dyshimet e bazuara për keqpërdorim. Kaq e thjesht është kjo punë”, ka thënë Deliu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy