VUSHTRRI/ Plagoset 27-vjeçari në fshatin Stanovc, në vendngjarje gjenden 4 gëzhoja, policia po e kërkon të dyshuarin

by Nexhat

Ditën e sotme, rreth orës 18:00, është plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar në Stanovc të Vushtrrisë. Sipas mjekëve, viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja plumbash.

I dyshuari është duke u kërkuar nga policia, ndërsa rasti është hapur si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

banner

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 18:00,  është pranuar informata se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit.

Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale ,,Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.  Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy