Copenhagen respekton ligjet e Kosovës, largon sponsorin nga fanellat – gjiganti danez tregon edhe numrin e tifozëve të tyre në Prishtinë

by Nexhat

Drita dhe Copenhagen do të përballen në ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në kryeqytetin danez i takoi Copenhages me rezultat 2-0, derisa Drita sonte me fillim nga ora 20:00 do të synojnë mrekullinë.

banner

Klubi danez FC Copenhagen ka respektuar legjislacionin e Kosovës duke hequr logon e sponsorit Unibet nga fanellat për ndeshjen e sontme në Prishtinë, pasi reklamat për bastet janë të ndaluara me ligj në vend.

Skuadra do të luajë me fanellën e tretë, në ngjyrë të gjelbër, për herë të gjashtë këtë sezon, një fanellë që u përdor fillimisht në ndeshjen ndaj Dinamo Minsk në Azerbajxhan, po ashtu pa logon e sponsorit.

Përkundër njoftimit të shkurtër për ndeshjen në mes të pushimeve verore, rreth 75 tifozë të Copenhages kanë blerë bileta për të mbështetur ekipin në stadium.

Klubi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen. “Një falënderim i madh për afërsisht 75 tifozët tanë që do të jenë me ne sonte në Prishtinë”, ka shkruar klubi danez.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy