Teuta Elshani, vajza e shkrimtarit Ymer Elshani, i vrarë gjatë luftës në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit, ka njoftuar sot se ka inicuar padi kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Padia ka të bëjë me vendimin e Ministrisë së Financave për refuzimin e kërkesës së saj për njohjen e të drejtës së saj në pension të skemës Familja e Viktimave Civile.
Babai i saj, Ymer Elshani, ishte masakruar gjatë luftës në masakrën e Poklekut.
Teuta Elshani bëri të ditur se padia është parashtruar në drejtim të anulimit të vendimit për refuzim të së drejtës së pensionit si pjesëtare e një familjeje të viktimave civile të luftës.
Në postimin e saj në Facebook, ajo tha se me këtë hap po ushtron të drejtën e saj ligjore për ankesë.
Si hap të radhës dhe në ushtrim të së drejtës sime ligjore për ankesë, sot kam inicuar padi për anulimin e vendimit me…
Sipas vendimit të Ministrisë së Financave, të nxjerrë javën e kaluar, kërkesa e saj është refuzuar si e “pa bazuar”, duke u thirrur në disa nene të Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Familjeve të Dëshmorëve, Veteranëve dhe Viktimave Civile të Luftës

