Krasniqi: Pesë komuna që udhëhiqen nga PDK marrin vlerësimin maksimal për transparencë buxhetore

by Nexhat

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se pesë komuna që udhëhiqen nga kjo parti kanë marrë vlerësim maksimal prej 100 pikë nga Instituti GAP për performancë buxhetore në vitin 2024.

“Nga tetë komunat me shumicë shqiptare që udhëhiqen nga PDK, pesë prej tyre, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Skenderaj dhe Vushtrria, kanë arritur vlerësimin maksimal prej 100 pikësh nga Instituti GAP për transparencën buxhetore në vitin 2024.”

banner

Krasniqi shton se Drenasi dhe Hani i Elezit gjithashtu janë ndër më të mirat, me nga 95 pikë secila.

“Në total, komunat tona janë kampione absolute të transparencës dhe të menaxhimit të parasë publike. Ky është standardi që PDK sjell në qeverisje, kudo ku merr përgjegjësi. Më 12 tetor, do të vazhdojmë punën për fitoren edhe në komuna të tjera, që sa më shumë qytetarëve t’u shërbejmë me punë, transparencë, zhvillim dhe shumë dashuri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy