Vdekja e të riut në Ujman- Rama: Rasti u politizua, kjo i demotivon edhe pjesëtarët e FSK-së

by Nexhat

Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama në “Rubikon” në Klan Kosova tha se rasti i nxjerrjes së trupit të 33 vjeçarit nga Liqeni i Ujmanit u politizua, dhe sipas tij kjo i demotivon pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij politizimi i këtij rasti nuk i ndihmon as vendit e as institucionit që e ka kryer obligimin e vet.

banner

“E keqja e kësaj është që politizohet ky rast fatkeqësie. Të politizohet kjo është diçka që realisht nuk mundesh me marrë me mend se cila është arsyeja”, tha Rama.

Ai nënvizoi se Ushtria dhe misioni është i Kosovës dhe i asnjë partie politike.

Derisa shtoi se ka pasur disa herë intervenime të FSK-së në veri të vendit, dhe madje përmendi 15 korrikun e vitit 2015 pikërisht në Ujman, rasti kur ishin ndeshur dy varka atje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy