LIPJAN/ Theret me thikë një person, policia jep detaje

by Nexhat

Një person është therur me thikë në orët e pasdites në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Enis Pllana.

banner

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në rrugën Fehmi Agani në Lipjan.  Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Pllana.

Ai ka bërë të ditur se në lidhej me rastin një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy