Rey Manaj është zyrtarisht pjesë e skuadrës Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin nga Emiratet, duke mbyllur kështu aventurën e tij me Sivasspor në Turqi.
Klubi turk do të përfitojë 2 milionë euro nga transferimi i sulmuesit 27-vjeçar, i cili sezonin e kaluar u shqua me paraqitjet e tij në Superligën turke. Marrëveshja për kalimin e tij në Lindjen e Mesme përfshin gjithashtu një rrogë të majme për Manajn – 2.5 milionë euro në sezon – duke e renditur mes lojtarëve më të paguar të përfaqësueses shqiptare.
Me këtë transferim, Manaj jo vetëm që garanton një kontratë të fuqishme financiarisht, por i bashkohet edhe një tjetër shqiptari në klub. Feta Fetai, një tjetër lojtar i Kombëtares kuqezi, është aktualisht pjesë e Sharjah FC në formë huazimi nga Lokomotiva e Zagrebit.
Ky lëvizje është një hap i rëndësishëm në karrierën e Manajt, duke i dhënë atij mundësinë të shijojë një eksperiencë të re jashtë Europës, ndërsa Sharjah FC përfiton nga eksperienca dhe cilësitë e një sulmuesi me nivel ndërkombëtar.