Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, zjarrfikësit po e lokalizojnë, s’raportohet për të lënduar

by Nexhat

Një zjarr ka shpërthyer në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, i cili shkaktoi shtëllunga të mëdha tymi të zi.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit që aktualisht po e lokalizojnë zjarrin, si dhe njësitë policore.

banner

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.

“Rreth orës 14:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët janë duke lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy