Dy burra gjenden pa shenja jete brenda 24 orëve – një në Malishevë, tjetri në Gjilan

by engel

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të “Hetimit të vdekjes” të ndodhura gjatë ditës së djeshme, më 30 korrik 2025. Rastet janë shënuar në dy komuna të ndryshme: në Malishevë dhe Gjilan.

Sipas raportit policor, në Malishevë, një burrë është dërguar pa shenja jete në urgjencën e Qendrës së Mjekësisë Familjare. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij në vend, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

banner

“Hetim i vdekjes – Malishevë / 30.07.2025 – NN: Raportohet se në urgjencën e QMF-së është sjellë pa shenja jete një burrë kosovar. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.” – thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë, rasti i dytë është raportuar në Gjilan, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në orët e para të mëngjesit.

“Hetim i vdekjes – Gjilan / 30.07.2025 – 07:30: Një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, me urdhër të prokurorit.” – konfirmon Policia.

Të dy rastet janë duke u hetuar për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e vdekjes së viktimave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy