Dorëhiqet kryeministri i Lituanisë pas presionit për lidhjet biznesore me kunatën e tij

by Nexhat

Kryeministri i Lituanisë, Gintautas Paluckas, tha të enjten se do të dorëhiqet, pasi u përball me presion për ta bërë këtë për shkak të lidhjeve të tij biznesore me një kompani në pronësi të kunatës së tij.

Paluckas në një deklaratë tha se gabimet e tij të së kaluarës kishin penguar punën e qeverisë së tij, duke e shtyrë atë të merrte “vendimin e shpejtë dhe të sigurt” për të dhënë dorëheqjen, raporton Reuters,

banner

Partitë opozitare në vendin baltik e kanë kritikuar Paluckas për marrëveshjet biznesore në të cilat një kompani që ai është bashkëpronar i shiti bateri elektrike një firme tjetër në pronësi të kunatës së tij, në një marrëveshje të financuar nga një agjenci qeveritare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy