I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të vizitojë Gazën të premten për të inspektuar vendet e shpërndarjes së ushqimit, konfirmoi Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka raportuar BBC,
Leavitt tha se Witkoff do të vizitojë territorin së bashku me Ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, dhe do të “sigurojë një plan për të shpërndarë më shumë ushqim dhe do të takohet me banorët vendas të Gazës për të dëgjuar nga afër për këtë situatë të tmerrshme në terren”.
Witkoff, i cili është në një vizitë në Izrael, pati gjithashtu një takim “produktiv” me Kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu, shtoi sekretari i shtypit.
Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se 111 persona ishin vrarë, 91 prej tyre ndërsa kërkonin ndihmë, në 24 orët para mesditës së së enjtes.

