Kurti: Serbia po bën përpjekje për destabilizim, po i kundërvihemi suksesshëm

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Serbia po ka përpjekje të vazhdueshme për të destabilizuar Kosovën, por tha se institucionet e inteligjencës e sigurisë të vendit po i kundërvihen me sukses.

“Ndërkohë që ne po angazhohemi për thellim e forcim të partneriteteve me shtetet aleate, demokratike e paqedashëse, fqinji ynë agresiv, Serbia, po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë. Mirëpo, institucionet e inteligjencës dhe sigurisë të Republikës së Kosovës janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve”.

banner

Kurti tha se këtu përfshihen edhe arrestimet e personave përgjegjës me dëshmi për aktivitetet e tyre kundër Kosovës sikurse rastet e Bojan Jevtiq, toger në Policinë e Kosovës, i arrestuar në korrik mbi dyshime të bazuara për veprimtari të spiunazhit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy