Standardi i ri i Qeverisë Kurti, Damkën me aktakuzë e mbajnë ministër, sekretarin ia pezullojnë nga puna

by Nexhat

Prokuroria Speciale më 4 korrik të këtij viti ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, Besim Kamberaj, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria në njoftimin e saj për aktakuzën ka shkruar se “F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran””.

banner

Për këtë aktakuzë të ngritur, sot Qeveria e Kosovës ka votuar që ta pezullojnë nga detyra e Sekretarit të ministrisë, Besim Kamberajn.

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, në fjalën e tij ka thënë se marrë parasysh dispozitat ligjore është detyrë e Qeverisë që ta pezullojnë nga detyra Besim Kamberajn pas aktakuzës së ngritur.

Megjithatë e njejta gjë s’ka ndodhur me ministrin Fikrim Damka i cili është në të njejtën aktakuzë me Kamberajn

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy