“Festoi” natën me alkool, mëngjesi e gjeti të përplasur me shtyllën elektrike

by informim peje

Një aksident pa pasoja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, rreth orës 04.00 në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Mjeti me targë AB057PX me drejtues Adriatik Bino duke drejtuar mjetin e tij është përplasur me shtyllën elektrike dhe për rrjedhojë janë shkakruar vetëm dëme materiale.

Fatmirësisht nuk kishte kalimtarë në atë moment në rrugë duke qenë se është një rrugë kryesore në qytet.

banner

Menjëherë shkuan në vend shërbimet e Qarkullimit Rrugor.

Drejtuesit të mjetit iu krye dy herë testi i alkolit ku i pari doli 1.1( mg/l ndërsa testi i dytë 1.28mg/l.

Kjo tregon se ka qenë nën efektin e alkoolit kur është përplasur me shtyllën elektrike. Sherbimet e Qarkullimit po vijojnë me veprime të mëtejshme proçeduriale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy