Arrestohet një i ri me shtetësi zvicerane për përpjekje për ryshfet ndaj një polici në festivalin “Sunny Hill”

by engel

Një incident i pazakontë ka ndodhur të premten në hyrje të festivalit “Sunny Hill”, ku një i ri me shtetësi zvicerane është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përpjekje për dhënie ryshfeti.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, kur i dyshuari i kishte ofruar një polici 20 euro para të gatshme, me qëllim që të merrte udhëzime për parkimin e veturës së tij. Polici ka refuzuar menjëherë shumën dhe e ka raportuar rastin, çka ka rezultuar në arrestimin e menjëhershëm të të riut.

banner

Me urdhër të prokurores kujdestare, ndaj tij është iniciuar rasti me veprën penale “Dhënie ryshfeti”, si dhe është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy