Xhudistet e Kosovës kanë shënuar sukses të madh në Kupën Evropiane për Juniorë, e cila u zhvillua gjatë fundjavës në Shkup.
Në këtë garë e cila përfshinte xhudistë deri në moshën 21-vjeçare, Kosova u paraqit me disa prej talenteve më premtues në këtë sport.
Laurinë Gashi shkëlqeu duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke treguar dominim në të gjitha përballjet e saj.
Në të njëjtën kategori, Sidorela Dodaj siguroi medaljen e bronztë, duke e përforcuar suksesin kosovar në këtë kategori.
Një tjetër medalje bronzi u sigurua nga Enise Zijade në kategorinë deri në 57 kilogramë, pas një paraqitjeje të fortë dhe të vendosur.
Përveç medalisteve, edhe xhudistet e tjera treguan angazhim të madh. Sara Osmani u rendit e pesta pas një performance të denjë, duke fituar dy ndeshje radhazi ndaj Milana Stevanovic nga Mali i Zi dhe Carmel Eshel nga Izraeli.
Ndërkohë, Erlule Musaj arriti të pozicionohet e shtata në renditje, duke grumbulluar përvojë të çmuar në një garë të këtij niveli

