Asllani në perfeksion, i ka realizuar krejt penalltitë në karrierë

by Nexhat

Ndoshta me të vërtetë do të largohet, por detyrën do ta bëjë deri në fund.

Jo vetëm kaq, por Kristian Asllani vazhdon me veçantinë e tij, atë që nuk humbet kurrë një penallti.

banner

Mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi sërish, këtë herë në miqësoren verore që Interi e fitoi 7-2 ndaj skuadrës U23 të klubit.

Lojtari 23-vjeçar ishte sërish titullar, dhe luajti pjesën e parë, ndërsa goditja e tij ishte e saktë për rezultatin e përkohshëm 3-2.

Vlen të theksohet se Asllani gjithmonë I gjuan penalltitë sikur t’i ketë fotokopje.

Nuk diskutohet që goditjet janë me të djathtën, dhe në shumicën e herëve janë të forta, në këndin e portës dhe poshtë.

Po kështu, shumica janë në krahun e djathtë të tij, ose në të majtë të portierit, ndonëse ka disa raste që sferën e ka dërguar në të majtën e vet.

Në karrierë, ai ka 11 penallti, dhe që të gjitha të shënuara.

E ka nisur në shtator 2018 në kampionatin italian U17 me Empolin në një fitore ndaj Sasuolos.

Ka vazhduar po në kampionatin U17 me gol ndaj Fiorentinës e dy herë kundër Juventusit, më pas në nivelin e Shpresave, apo siç i quajnë në Itali, Primavera, në fitoren 2-1 kundër Sasuolos.

Me ekipin e Shpresave të Empolit ka realizuar dy gola me 11-metërsha në Championsin për të rinj, në fitoren 5-0 kundër Crvena Zvezdës dhe në barazimin 1-1 kundër Domzhales nga Sllovenia.

Më pas, ka ardhur goli në miqësoren që Shqipëria e fitoi 2-0 kundër Bullgarisë në “Arenën Air Albania” në nëntor 2022.

Tre rrjetat e tjera nga pika e bardhë janë për Interin, shkruan abcnews.

Me zikaltërit, siguroi fitoren 1-0 ndaj Veronës në “San Siro” në Serinë A sezonin e kaluar.

Po ashtu, shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 në fushën e Torinos edicionin e shkuar në kampionatin italian, ndërsa tani erdhi rrjeta në miqësoren kundër ekipit U23 të Interit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy