“Drafti për Kodin e ri Penal/ “Dokument i papërpunuar mirë”, Hazizaj: Kopje e disa varianteve të BE, nga Italia, Holanda dhe…

by Nexhat

Juristi Sokol Hazizaj ka komentuar draftin e prezantuar për Kodin e ri Penal, duke e cilësuar atë si të papërpunuar dhe të shkëputur nga konteksti shqiptar

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë për “News24”, Hazizaj u shpreh se projekti aktual përmban mangësi serioze në strukturë dhe përmbajtje

banner

“Kodi i ri ka shumë ndryshime nga kodi aktual penal. Sot kemi 925 dispozita, ku pjesa më e madhe kalojnë kufirin prej 300 fjalësh, gjë që e bën të rënduar dhe të paefektshëm në praktikë,” tha ai

Hazizaj theksoi se ky draft është më shumë një përmbledhje e elementëve të huaj sesa një produkt ligjor i përshtatur për realitetin shqiptar.

“Ky është një dokument i papërpunuar mirë, një kopje e disa modeleve të huaja, nga kodi italian, tek ai holandez apo danez. Por ajo që mungon është fryma dhe tradita juridike shqiptare,” shtoi ai.

Sipas juristit, mungesa e një karakteri kombëtar dhe përshtatja e pamjaftueshme me realitetin shoqëror dhe ligjor të Shqipërisë përbën një rrezik të madh në zbatimin praktik të kodit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy