Më në fund gjithçka është drejt konkretizimit. Pas gati dy muajsh negociatash, AC Milan ka arritur një marrëveshje me Club Brugge për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari.
Futbollisti shqiptar, i lindur në vitin 2002, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë, e vlefshme deri në qershor të vitit 2030.
Marrëveshja parashikon që Jashari të përfitojë 2.5 milionë euro neto në vit, duke u bërë një nga mesfushorët më të paguar të brezit të tij në klub.
Sipas Calciomercato.com, marrëveshja është arritur në ditën kur u prezantua zyrtarisht edhe Luka Modric, i cili iu bashkua Milanit si transfer i lirë nga Real Madridi.
🚨🔴⚫️ EXCLUSIVE: Ardon Jashari set to become AC Milan player!
— Sacha Tavolieri (@sachatavolieri) August 4, 2025
🤝 Agreement REACHED with Club Brugge.
✈️ Now it’s only about fixing the payment terms.
✍🏼 Five-year contract.
📸 @timzvisuals #mercato #JPL pic.twitter.com/FteWESdMSY
Në të njëjtën ditë, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, finalizoi një marrëveshje bazë me klubin belg për 33.5 milionë euro plus 4.5 milionë euro bonuse.
Kjo e çon vlerën totale të transferimit në 38 milionë euro, duke e bërë Jasharin një nga blerjet më të shtrenjta të Milanit këtë verë.
Tani mbetet vetëm që të dakordësohen metodat e pagesës mes dy klubeve për ta bërë transferimin plotësisht zyrtar

