Përçarje në sindikatat e RTK-së: një anulon protestën, tjetra paralajmëron grevë – punëtorët mbeten pa paga

by engel

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës po përballen me mungesë të pagave, pasi institucioni publik nuk ka marrë mjete buxhetore për shkak të bllokimit të punës në Kuvend. Edhe pse praktikat e mëparshme ia lejojnë kryeministrit në detyrë që, nëse ka vullnet politik, ta zhbllokojë financimin, një vendim i tillë ende nuk është marrë.

Në këtë situatë të rënduar, mospajtimet mes sindikatave brenda RTK-së kanë krijuar konfuzion shtesë. Sindikata e Pavarur e RTK-së, e udhëhequr nga Fadil Hoxha, e cila fillimisht pati paralajmëruar protestë, njoftoi dje anulimin e saj duke thënë se ka marrë garanci se problemi financiar do të zgjidhet së shpejti. Megjithatë, kjo sindikatë paralajmëroi se protestat do të rikthehen nëse nuk ka lëvizje konkrete në ditët në vijim.

banner

Ndërkohë, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së e drejtuar nga Gëzim Bimbashi ka vendosur të mos tërhiqet dhe ka paralajmëruar protestë për ditën e mërkurë, më 6 gusht 2025, në orën 11:00 para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Ata theksojnë se kërkesat e tyre janë të “panegociueshme” dhe protesta do të vazhdojë deri në realizimin e tyre.

Kriza aktuale financiare është e para e këtij lloji për RTK-në që nga paslufta, duke lënë rreth 700 familje pa paga. Në këtë situatë, drejtori i televizionit të RTK-së, Rilind Gërvallia, kritikoi ashpër disa media të cilat, sipas tij, kanë përdorur krizën për të kërkuar mbylljen e RTK-së, duke i cilësuar si “media hibride” që përhapin narrativë kundër institucionit publik.

Organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare kanë kërkuar zhbllokimin e buxhetit të RTK-së, ndërsa nga ana e institucioneve shtetërore ende nuk ka veprime konkrete për zgjidhjen e situatës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy