Miftaraj kritikon Presidencën: Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, precedent i rrezikshëm

by engel

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguarme ton kritik pas deklarimeve të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me tërheqjen e kërkesës së dërguar në Gjykatën Kushtetuese për shkak të emrit të gjyqtarit raportues, Radomir Llaban.

Në një reagim publik, Miftaraj thekson se siguria kombëtare nuk mund të mbrohet përmes konferencave për media dhe se politizimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën kërcënim serioz për pavarësinë institucionale në vend.

banner

“Siguria kombëtare nuk mbrohet përmes konferencave për media. Nuk sulmohet Gjykata Kushtetuese në këtë mënyrë nga Presidentja e Republikës,” deklaroi Miftaraj, duke rikujtuar se IKD kishte kundërshtuar publikisht emërimin e Llabanit që në fillim.

Ai paralajmëron se mënyra se si Presidenca është qasur ndaj kësaj çështjeje rrezikon të krijojë një kulturë të re të përfshirjes politike në pavarësinë e gjyqësorit.

“Siguria kombëtare ruhet nga autoritetet kompetente, e kurrë përmes politizimit të Gjykatës Kushtetuese dhe sulmeve të tilla nga Presidenca,” shton drejtori i IKD-së.

Sipas tij, veprimet e tilla përbëjnë “gabim dhe ndërtim të një kulture të re që cenon rëndë pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese”, duke bërë thirrje që respekti institucional ndaj këtij organi të jetë i pakushtëzuar.

Ky reagim vjen pas vendimit të Presidentes Osmani për të tërhequr një kërkesë nga Kushtetuesja, duke argumentuar mungesën e besimit në paanshmërinë e gjyqtarit raportues, Radomir Llaban – vendim që ka hapur debat të gjerë mbi ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy