Luka Doncic do të bëhet basketbollisti më i paguar në historinë e NBA-së

by Nexhat

Luka Doncic pritet të bëhet lojtari i parë në historinë e NBA-së me një pagë vjetore që kalon 80 milionë dollarë, raportoi portali amerikan sports.yahoo.com, duke cituar Fadeaway World.

Ylli slloven i NBA-së ka nënshkruar së fundmi një zgjatje trevjeçare të kontratës me Los Angeles Lakers me vlerë 165 milionë dollarë, duke u renditur ndër 25 lojtarët më të paguar në historinë e ligës.

banner

Në përfundim të kësaj marrëveshjeje, Doncic do të kualifikohet për një zgjatje historike pesëvjeçare që mund t’i sigurojë plot 417 milionë dollarë, duke e çuar pagën e tij mesatare vjetore në mbi 80 milionë dollarë.

Sipas burimeve të mediumit, slloveni synon të refuzojë opsionin e lojtarit me vlerë 57.58 milionë dollarë për sezonin 2028/29, për të përshpejtuar procesin drejt kontratës më të madhe ndonjëherë në NBA.

Sipas Ashish Mathur të Lakers Daily, Doncic ka ambicie të sigurojë të ardhmen e tij afatgjatë te Lakers dhe të bëhet lojtari i parë në histori që firmos një kontratë me vlerë mbi 400 milionë dollarë.

Aktualisht, rekordin për kontratën më të vlefshme e mban Jayson Tatum me 314 milionë dollarë për pesë vite – megjithëse jo me pagën më të lartë vjetore

E ardhmja e Lakers është gjithashtu në qendër të vëmendjes, sidomos për shkak të mundësisë që LeBron James të tërhiqet ose të largohet nga skuadra pas sezonit 2025/26.

Agjenti i tij, Rich Paul, ka konfirmuar se James do ta përmbushë kontratën aktuale me Lakers dhe nuk do të transferohet këtë sezon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy