PRISHTINË/ U rrahën pasi u aksidentuan, arrestohen katër persona

by Nexhat

Katër persona janë arrestuar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje pas një aksidenti trafiku.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

banner

“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje mes disa personave pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në rrugën ‘Ali Vitija’, në Prishtinë”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe për mospërfillje të urdhrave të policisë, janë  shoqëruar në stacionin policor katër persona”, tha Ahmeti.

Ajo më tej tha se aktualisht, policia është duke i trajtuar rrethanat e ngjarjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy