Rubio pas takimit me Gjuriqin: E rëndësishme të ketë depërshkallëzim të tensioneve me Kosovën dhe Bosnjën

by Nexhat

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ku është diskutuar për raportet bilaterale mes dy vendeve, si dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Departamenti i Shtetit,  Rubio ka theksuar nevojën për qetësim të situatës dhe ruajtje të stabilitetit në rajon, duke veçuar dy pika të tensionuara: Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën,

banner

“Është e rëndësishme të ketë depërshkallëzim të tensioneve me Kosovën dhe BeH-në”, është cituar të ketë thënë Rubio gjatë takimit, ndërsa ka nënvizuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe paqes në rajon.

Takimi mes dy zyrtarëve u mbajt në kuadër të dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, ndërsa theksi u vu edhe në rëndësinë e reformave demokratike dhe bashkëpunimit ekonomik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy