Edi Rama nuk do të mund të marrë pjesë në protestën e sotme

by Nexhat

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në Klan Kosova, ka folur për protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale.

Ai tha se kanë qenë në kontakt me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e kanë ftuar për të marrë pjesë në protestë, por ai nuk do të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve.

banner

“Ne kemi qenë në kontakt me z. Edi Ramën, e kemi ftuar për pjesëmarrje, por ai na ka njoftuar dhe na ka dërguar edhe agjendën. Na ka treguar se është shumë i zënë dhe nuk mund të marrë pjesë. Arsyeja nuk është për publik, por mbështetja e tij për ne ekziston”, deklaroi Gucati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy