GJILAN/ Rrahet brutalisht një e mitur nga moshataret e saj, identifikohen të dyshuarat që e tallën dhe filmuan derisa ushtronin dhunë

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Gjilan, ku një vajzë e mitur është rrahur nga disa moshatare të saj. Akti i dhunës është filmuar nga vetë të dyshuarat të moshës rreth 14-vjeçare, ndërkohë që viktima dëgjohet duke u lutur të lejohet të kthehet në shtëpi.

Derisa po qante, ajo është tallur dhe është detyruar të përsërisë më shumë se 10 herë fjalinë: “Të lutem, më lironi”. Pavarësisht lutjeve të saj, dhuna dhe poshtërimi ndaj saj kanë vazhduar.

banner

Për rastin tronditës ndaj të miturës është në dijeni edhe Policia e Kosovës. Pamjet janë publikuar edhe në disa media.

Merret vesh se katër të dyshuarat janë identifikuar ndërsa njëra ndodhet në kërkim.

Sipas burimeve, rastin po e trajton prokurori i shtetit për të mitur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy