Drita nuk reziston deri në fund, mposhtet nga FCSB në Rumani – por ende ka shpresë për ndeshjen kthyese në Prishtinë

by Nexhat

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të raundit kualifikues për fazën e grupeve të Ligës së Evropës, me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj FCSB-së në Rumani.

Skuadra gjilanase e nisi mbarë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e 7-të, kur Veton Tusha mposhti portierin vendas me një goditje precize.

banner

Drita vazhdoi të krijonte raste përmes harkimeve nga krahët, por mungesa e përqendrimit në zonën kundërshtare bëri që ato të mos konkretizoheshin.

FCSB e pati rastin e parë serioz në minutën e 25-të, me një goditje të fuqishme nga Adrian Șut, e cila u devijua nga mbrojtja e Dritës.

Në fund të pjesës së parë, një kombinim i bukur nga lojtarët e Dritës nuk u finalizua siç duhej, dhe rezultati mbeti 1-0.

Pjesa e dytë filloi në mënyrë të shkëlqyer për Dritën, që dyfishoi epërsinë në minutën e 50-të me golin e Arb Manajt, pas një asisti të saktë nga Blerim Krasniqi

Megjithatë, vetëbesimi i lartë i skuadrës kosovare u ndëshkua shpejt nga vendasit.

Në minutën e 64-të, Daniel Bîrligea ngushtoi rezultatin në 2-1 pas një kundërsulmi të shpejtë.

Vetëm tetë minuta më vonë, Daniel Graovac barazoi shifrat me një goditje të fuqishme me kokë, duke i dhënë fund epërsisë së Dritës.

Në minutën e 90+3-t, FCSB fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Daniel Birligea, për rezultatin final 3-2.

Megjithatë, kjo humbje me këtë rezultat në transfertë nga kampionët e Superligës së Kosovës mund të përmbyste në javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të kërkojnë një fitore historike për të siguruar kualifikimin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy