Në Malishevë pëurohet nënkalimi 8 milionësh, në ecje merr pjesë edhe kreu i Nismës Fatmir Limaj

by Nexhat

Numër i madh i malishevasve sonte u bënë bashkë në qendrën e këtij qyteti.

Kjo për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të nënkalimit dhe parkingut nëntokësor, projekt ky që është projekt komunal dhe që ka vlerën rreth 8 milionë euro.

banner

Ky projekt ka marrë kohë tri vjet deri të finalizohet, teksa në këtë ngjarje po merr pjesë edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Për këtë projekt që u përurua sonte nuk pati prerje të shiritit por ceremonia u hap me një ecje që filloi në vendin ku nis nënkalimi dhe vazhdoi në tërë nënkalimin.

Malishevasit thanë se kanë pasur nevojë për një projekt të tillë, e sidomos për sezonin e verës për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy