Musliu-Shoshi: Vetëvendosje po e vendos partinë mbi shtetin, Kushtetuta është detyrim

by engel

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po mbajnë peng institucionet duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zhbllokimin e Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi tha se vendimi i Kushtetueses është i qartë dhe duhet të respektohet, pasi mbi Kushtetutë nuk qëndron asnjë parti, individ apo mandat politik.

banner

“Ky vendim hap rrugën për zhbllokimin e institucioneve që Albin Kurti dhe LVV i kanë mbajtur peng për muaj të tërë, duke paralizuar punën e Kuvendit, bllokuar ligjet e rëndësishme dhe penguar mbikëqyrjen demokratike të qeverisë.
Sot, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, LVV po e vendos partinë mbi shtetin dhe interesin e ngushtë mbi interesin kombëtar. Ky është mentalitet autokratik që po e shtyn Kosovën drejt krizës së përhershme”, shkroi ajo.

Musliu-Shoshi theksoi se Kushtetuta nuk është opsion, por detyrim, dhe se kush nuk e respekton atë nuk duhet të ketë vend në udhëheqjen e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas saj, Kosova ka nevojë për një qeverisje që respekton ligjin dhe punon për qytetarët, jo për një pushtet që përdor krizën si mjet për të ruajtur kolltukun.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy