Bugaqku i KDI-së: Kushtetuesja parandaloi “tiraninë e shumicës” me aktgjykimin e fundit

by engel

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas sulmeve të partisë në pushtet ndaj Gjykatës Kushtetuese, pas aktgjykimit të saj të fundit për çështjet në Kuvend.

Në një shkrim publik, Bugaqku theksoi se koncepti i “tiranisë së shumicës” ndodh kur shumica parlamentare apo elektorale tenton të tejkalojë kufijtë kushtetues dhe të ushtrojë pushtet në dëm të të drejtave themelore dhe rendit kushtetues.

banner

“Në këtë kontekst, Gjykatat Kushtetuese janë mekanizmi kryesor i mbrojtjes institucionale, duke garantuar që vullneti politik i shumicës të harmonizohet me vlerat dhe normat themelore të shtetit,” tha Bugaqku.

Ai vlerësoi se me rrëzimin e vendimit për votimin e fshehtë, Kushtetuesja ka mbrojtur institucionet dhe ka siguruar që vendimmarrja të jetë në përputhje me parimet demokratike dhe normat kushtetuese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy