Vrasjet në Gjilan, Krasniqi: Alarm për pasigurinë, kriminalitetin e fenomenet negative që po rriten

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjilan, ku mbeten të vrarë tre persona.

Krasniqi tha se kjo ngjarje tragjike është dhembje e madhe për të gjithë por edhe alarm për pasigurinë që po rritet.

banner

“Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë”.

“Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave”, shkroi Krasniqi,

Gjilani sot është tronditur nga një vrasje e trefishtë në qendër të qytetit, ku policia tashmë e ka shpallur në kërkim të dyshuarin Mefail Shkodra për “vrasje të rëndë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy