Drejtori i Emergjencës në QKUK jep detaje për gjendjen e personit të plagosur që u soll nga Gjilani

by Nexhat

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se personi i plagosur në Gjilan më 10.08.2025 është në gjendje të rëndë, por stabile për momentin.

Ai për Kallxo.com bëri të ditur se i plagosuri me armë zjarri po vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

banner

“Gjendja e tij është e rëndë, por stabile për momentin. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Derisa vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale”- ka bërë të ditur Syla.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Gjilanit në një konferencë për media kanë dhënë detaje për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan, duke konfirmuar se i dyshuari kryesor, Mefail Shkodra, është person me të kaluar penale.

Policia ka arrestuar një person në vendin e ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë. 

Derisa, një person tjetër i lënduar me mjete tjera, po trajtohet në spitalin e Gjilanit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy