MITROVICË/ Konfiskohen 80 mijë copë cigare të kontrabanduara, u gjetën në sistemet e ajrosjes

by Nexhat

80 mijë copë cigare pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia, pas kontrollit të dy autobusëve që qarkullonin në linjën Serbi–Kosovë, në Mitrovicë.

Sasia e cigareve u gjet në sistemet e ajrosjes, sipas njoftimit të Doganës në Facebook,  në një hapësirë të posaçme për fshehje mallrash dhe në tualetin e njërit prej autobusëve.

banner

Mallrat e kontrabanduara dyshohet se ishin destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës, në kundërshtim me ligjin.

Rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme nga Prokuroria Themelore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy