Dita e 11 e punëtorët e Minjerës “Trepça”, akoma nuk kan marrë pagat e tyre. kjo ka bërë që shumë punëtorë të shfaqin paknaqësinë e tyre, përshkak edhe të obligimeve familjare që kan, por edhe ndaj bankave ku ata janë në kredimarrës.
“Interesi i kredive po na rëndon çdo ditë e më shumë. Banka na e kujton që në mëngjes, sikur të mos mjaftonte stresi i mbijetesës. Ne punëtorët po e paguajmë çmimin, ndërsa ata që e sollën këtë gjendje fshihen pas kolltukëve, duke u fshehur nga përgjegjësia”, ka shkruar punëtorja Valdete Shabani
Trepça është shndërruar në arenë padrejtësish, ku djersa e punëtorit po shkelen pa mëshirë, ka thënë ajo/Informim.net

