Gjashtë automjete përfshihen në një aksident në Komoran, ka të lënduar – policia jep detaje

by Nexhat

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

banner

Ai ka thënë se ka persona të lënduar, por pa specifikuar numër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrëfikësit dhe njësia emergjencës.

“Sot, më datë 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës. Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor, ndersa për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy