Fluksi në portin e Durrësit nuk reflektohet në bregdet, arsyeja çmimet e larta

by Nexhat

Porti i Durrësit, një ndër portat hyrëse më të mëdha në vend, ka përjetuar rritje të ndjeshme të lëvizjes së udhëtarëve

Gjatë dhjetë ditëve të para të gushtit, janë përpunuar në hyrje mbi 50.000 pasagjerë ku pjesa më e madhe lidhet me bashkatdhetarët që kthehen për pushime verore, por në bregdet, operatorët thonë se situata nuk ka qenë aq e favorshme për të gjithë

banner

Kryetari i njësive akomoduese Durrës-Plepa të Unionit Turistik Shqiptar, Blerim Norja, thekson se qershori dhe korriku kanë qenë nën pritshmëri për shkak të mungesës së vizitorëve shqipfolës nga Kosova e diaspora. Ai e lidh këtë situatë me perceptimin e gabuar për çmimet dhe propagandën negative ndaj Shqipërisë.

“Këtë vit, nga statistikat në muajt qershor-korrik ka pasur një mungesë të theksuar të turistëve individualë dhe klientëve shqipfolës… jo vetëm tek hotelet, por edhe restorantet dhe bizneset… Propaganda e keqe po e reklamojnë Shqipërinë si një vend të shtrenjtë… por në bregdetin e Durrësit çmimet nuk kanë ndryshuar. Rritja ka qenë e vogël, bazuar në kursin e euros ose kostot e fuqisë punëtore”, thotë Blerim Norja, kreu i njësive akomoduese në Durrës.

Ndërsa pjesërisht mungesën e vizitorëve shqipfolës e kanë kompensuar turistët nga Britania, Franca dhe Italia.

“Shqipëria po shihet si destinacion interesant nga vende të ndryshme… turistët anglezë, francezë dhe italianë kanë zëvendësuar shifrat e mungesës së turistëve shqipfolës”, shprehet ai.

Sfida për operatorët turistik mbetet rikthimi i turistëve shqipfolës dhe përmirësimi i imazhit të vendit, për të shmangur ndikimin e propagandës negative që, sipas tyre, po godet turizmin në bregdet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy