Në të gjitha ndeshjet e xhiros së parë në Premier Ligv, do t’i bëhet homazh Diogo Jotas

by Nexhat

Klubet e Liges Premier kanë vendosur t’i bëjnë homazh sulmuesit të ndjerë të Liverpoolit, Diogo Jotës.

Sipas BBC-së, të gjitha ndeshjet e raundit hapës të ligës do të fillojnë me një minutë heshtjeje në kujtim të tij.

banner

Lojtarët gjithashtu do të mbajnë shirita të zinj në krah gjatë ndeshjeve për të nderuar kujtimin e Jotës.

Diogo Jota humbi jetën tragjikisht më 3 korrik në një aksident automobilistik në Spanjë.

Në këtë aksident humbi jetën edhe vëllai i tij, Andre Teixeira da Silva, i cili luante për Penafiel në divizionin e dytë të Portugalisë.

Para se t’i bashkohej Liverpoolit, Jota kishte luajtur në Angli për Wolverhampton Wanderers, duke lënë gjurmë të mëdha me aftësitë e tij sulmuese.

Liga Premier dhe të gjithë futbollistët do të kujtojnë kontributin e tij, duke shprehur respekt dhe solidaritet me familjen e Jotës dhe të vëllait të tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy